#pamflet #pamfleti #pamfletichannel #dauti
I ndajnë ngjyrat partiake por i bashkojnë jeshilja e drogës dhe magjia e milionave...
Më 22 shkurt 2024, kur Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Anti-Krimit e Britanisë së Madhe, zoti Graeme Biggar, ishte në Tiranë dhe nënshkroi marrëveshjen me kreun e SPAK, Altin Dumani, referuar gazetës “Sunday Express”, rezulton se në listën e eksponentëve të trafikut të drogës, qenieve njerëzore e pastrimit të parave, ishin dhe dy vëllezërit Isuf e Fation Dauti.
Ky i fundit, është personi që më 21 dhjetor 2021, i aktivizuar nga Flamur Noka, shqyente derën e PD, kur Sali Berisha drejtoi sulmin e parë për uzurpimin e selisë së partisë, por është i skeduar dhe si lidhje aktive kriminale e Sali Berishës, në dosjen e shpalljes “non- grata” nga Britania.
Në raportin shoqërues, që Agjencia Anti-krim e Britanisë së madhe solli në SPAK, ishte specifikuar dhe veprimtaria e një grupi të quajtur “Organizata Dauti” e kultivimit, përpunimit e trafikimit të drogës në rrethin e Hasit, me qendër në ish-komunën Golaj, prej nga është dhe Fation Dauti, mbështetësi i Sali Berishës e “ushtari” i Flamur Nokës.
Ky informacion i partnerëve anglezë, u vërtetua një javë më parë, kur Policia e Kukësit zbuloi 17 mijë rrënjë kanabis në fshatrat Vlahën, Dautaj e Perrollaj të ish-komunës Golaj, të kultivuara nga grupi “Dautaj”, por nuk bëri publik dhe nuk arrestoi asnjë, megjithëse emrat janë të skeduar.
Nuk e dimë, nëse shefat e Kukësit dhe Hasit e kanë raportuar te Muhamet Rrumbullaku këtë rast; por një ditë më pas, u zbuluan dhe 3 parcela me kanabis afro 4 mijë m2 të mbjella nga grupi “Dauti” në fshatin Zrahisht te Lagja Puka në Kodra e Melit të ish-komunës Krumë-Has, por dhe për këto nuk u arrestua asnjë person.
Sipas shërbimeve sekrete e të anti-drogës shqiptare dhe informacionit të dërguar nga Agjencia Anti-krim e Britanisë së Madhe, që ka investiguar lidhjet me drogën në Shqipëri, të dy vëllezërve Isuf e Fation Dauti nga Komuna Golaj-Has, rezulton se pjesë e këtij grupi kultivimi, përpunimi e trafikimi droge, është dhe Kryetari i Bashkisë së Hasit, Miftar Dauti, përfaqësues i Rithemelimit e tashmë nën hetim nga SPAK.
Por dhe dy ish-kryetarët “Rilindës” të Bashkisë-Has, Adem Lala i dënuar 8 muaj burg nga SPAK e GJKKO dhe Liman Morina, të cilët me krye bashkiakun aktual “blu” Miftar Dauti, i ndan ngjyra partiake por i bashkon ngjyra e drogës dhe magjia e milionave.
Sipas raporteve të SHISH, në grupin “Dauti” të fermave të drogës në Has, janë dhe Sulejman, Skënder e Bashkim Dauti; roli i të cilëve, është të mbajnë lidhje me miqtë e tyre inspektorë policie të zonave, Fatmir Çaushi, Enver Dibra e Shpend Jaku, si dhe me Bastri Mazrekun, zyrtar qarkullimi rrugor në Drejtorinë e Policisë-Kukës, ish-Shef Komisariati i Hasit deri para 3 vitesh.
Në Has e në Kukës, e dinë që pjesë komanduese dhe mbrojtëse e grupit të paprekshëm “Dauti”, që kultivon, përpunon e trafikon drogë, janë dhe Flamur Noka e Fation Dauti të Sali Berishës, njeri “ideator” e tjetri “gladiator”.
"Pamfleti" media që s'e dorëzon pavarësin e saj,i paraprinë një qeverisje të ndershme!
SUBSCRIBE to "Pamfleti Channel" on YouTube for NEWS
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Follow "Pamfleti" on Instagram
[ Ссылка ]==
Follow "Pamfleti" on Facebook
[ Ссылка ]
Follow "Pamfleti" on TikTok
[ Ссылка ]
Ещё видео!