Kjo ka qenë situata gjatë paradites në Burrel, ku qytetarët u përplasën me policinë për lirimin e KZAZ-së. Përshkallëzimi i tensionit bëri që në ndihmë të forcave të rendit të vinin forcat RENEA. Nga përplasja raportohet për disa të plagosur. Gjatë paradites incidente raportohet të ketë patur edhe në Kamzë.
Ultimatum për të liruar ambientet e KZAZ-së 42, që ndodhet në palestrën e shkollës 9-vjeçare "3 Dëshmorët" në Kavajë i kanë vendosur policisë, zyrtarë vendorë dhe mbështetës të Partisë Demokratike.
Ata u grumbulluan gjatë paradites në sheshin para KZAZ-së ku ishin të stacionuara forca policore në ruajtje të materialeve zgjedhore.
Debati i zyrtarëve lokalë me drejtuesit e policisë ka qenë verbal dhe pas paralajmërimit se do të mblidhen në orën 16:00 të pasdites, mbështetësit e Partisë Demokratike janë tërhequr.
Mbrëmjen e kaluar, e tensionuar ka qenë situata edhe në Shkodër, ku punonjës të bashkisë të mbështetur nga protestues të opozitës, i vunë vënë flakën KZAZ numër 3, e cila ndodhet në ambientet e shkollës së mesme "Shejnaze Juka".
Sot policia njoftoi arrestimin e 7 personave për incidentet e të martës në Bashkinë e Tropojës, ku u hap me forcë KZAZ e vendosur në Muzeun Historik dhe u shkatërruan materialet zgjedhore. Ata akuzohen për shkatërrim të pronës, dëmtim me dashje të materialeve zgjedhore dhe kundërshtim të policisë. 5 arrestime pati edhe për ngjarjet në Shkodër.
Tv Klan
Ещё видео!