Dështoi nisja e procesit gjyqësorë në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda, për “Grupin Shullazi”. Në seancë pati debate të ashpra midis avokatit të Endrit Zelës Bledar Shanja dhe gjyqtares Albana Boksi, ndërsa avokati braktisi seancën. Nja nga anëtarët e trupës gjykuese, gjyqtari Arben Vrioni ka dhënë dy herë dorëheqjen, kërkesë që është refuzuar.
Kur pritej të niste procesi gjyqësor në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda, për Emiljano Sullazin, Gilmando Danin, Endrit Qyqen, Endrit Zelen dhe Blerim Shullasin, avokatët e të pandehurve janë shprehur se nuk janë dakord me trupën gjykuese.
Seanca u zhvillua mes debatesh të ashpra, pasi, avokati i Endrit Zelës, Bledar Shanja i kërkoi dorëheqjen kryesueses së trupës, Albana Boksi, me argumentin se është në një tjetër proces administrativ në gjykatën e Shkodrës me xhaxhain dhe babain e gjyqtares Boksi. Avokati sqaroi se ai po mbron palën e paditur nga të afërmit e gjyqtares, madje këta të fundit e kanë fyer gjatë procesit duke e quajtur kriminel.
Avokati Bledar Shanja u shpreh se kjo situatë mund të ndikojë në gjykimin e Endrit Zelës. Kjo kërkesë u refuzua nga trupa gjykuese, çka solli braktisjen e sallës nga avokati me pretendimin se nuk mund të vijojë procesin me një trupë gjykuese që ka konflikt interesi.
Të njëjtin qëndrim mbajti edhe i pandehuri Endrit Zela, duke u shprehur se nuk është dakord që të gjykohet nga Boksi. Ndërsa i pandehuri Gilmando Dani kërkoi për të disatën herë përjashtimin e gjyqtarit Arben Vrioni, me pretendimin se gjyqtari e ka kallëzuar penalisht Gilmando Danin e të vëllain e tij, për një aksident të ndodhur më 09.09.2019, menjëherë pas përfundimit të seancës gjyqësorë për Grupin Shullazi.
Gjyqtari në dorëheqjen e tij është shprehur se do të jetë i njëanshëm në këtë proces për shkak të kallëzimit kundrejt vëllai të pandehurit Dani. Avokatët e 5 të pandehurve kanë zhvilluar debate, pasi për të dytën herë gjyqtari Arben Vrioni ka depozituar dorëheqjen dhe kjo kërkesë është refuzuar nga zëvendës drejtuesja e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda Saida Dollani.
Sipas avokatëve gjyqtarja po mban peng procesin, pasi ajo është përjashtua nga gjykimi i kësaj çështje dhe ka bërë gjithashtu edhe kallëzim penal për kanosje, për grupin “Shullazi”. Në përfundim trupa gjykuese e përbërë nga Albana Boksi, Arben Vrioni dhe Etleva Temo vendosën t’i caktojë të pandehurit Endrit Zela një avokat kryesisht, ndërsa seanca e radhës do të mbahet më datë 28 Tetor./ABC News Albania
Ещё видео!