Subscribe në Ora News këtu [ Ссылка ]
Sasia rekord e kokainës e kapur ndonjëherë në Shqipëri është sekuestruar mbrëmjen e djeshme në Durrës: 613 kg e 350 gram me vlerë tregu mbi 180 milionë euro.
Kokaina ishte fshehur në një kamion me banane e ardhur nga Kolumbia dhe kishte destinacion tregun europian.
Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu doli në një konferencë për median për të dhënë detaje mbi operacionin e koduar "Last snow".
Dy persona janë arrestuar ndërsa është shpallur në kërkim pronari i firmës porositëse “Arbri Garden” shpk. Mësohet se Prokurori kombëtar i Antimafias dhe Antiterrorizëm, Federico Cafiero De Rahoi cili vizitoi Tiranën të hënën e 26 shkurtit 2018 ka koordinuar veprimet.
Droga prej nje jave ne kalaten e portit
Droga mbërriti në port më 19 shkurt ndërsa operacioni u ndërmor mbrëmjen e 27 shkurtit
Ardi Veliu: Hetimet kanë dokumentuar se lënda narkotike ishte nisur me kontenier nga Kolumbia duke kaluar tranzit përmes Italisë, në Maltë e më pas me anije ka mbërritur në Portin e Durrësit në Shqipëri, në datën 19 shkurt 2018. Kokaina ishte e fshehur në kontenier me dysheme të dyfishtë, të ngarkuar me banane. Operacioni ka nisur gjatë mbrëmjes së datës 27 shkurt 2018, në Portin Detar të Durrësit, në momentin që ngarkesa e ligjshme me banane, u mor në dorëzim nga firma porositëse “Arbri Garden” shpk, me pronar shtetasin A.Ç.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Ещё видео!