Këngëtarja e njohur shqiptare, Elsa Lila, ka rrëfyer ditët e saj në qeli përmes një libri. “Mirë se erdhe në Rebibbia” është titulli i librit duke mbajtur kështu emrin e burgut famëkeq në Romë.
Ajo tregon aty kohën që kaloi në një nga burgjet më të tmerrshme të Romës. Në një intervistë për Blendi Fevziun, Lila tregoi se 14 ditë i kaloi në 41 biss, pra në izolim total.
“14 ditë në izolim total, pa asnjë kontakt me botën, pa asnjë objekt. Siç mund ta kesh lexuar në libër, edhe prezenca e një stilolapsi ishte e çmuar në ato momente dhe m’u fut në mënyrë sekrete”, tha Lila.
Ndër të tjera këngëtarja flet për kushtet e këqija në burg. Natën e parë në izolim ajo nuk mund të flinte dot dhe shkak ishte dysheku. Për këtë arsye tregoi se ka fjetur në karrige dhe në tavolinë. Por siç i kishin thënë edhe gardianët, në dhomën e izolimit ai dyshek do të dukej në fund si krevat perandori.
“Besoj se kam shpenzuar tre katër faqe të librit për të përshkruar dyshekun i cili u bë një personazh i dhomës time. Ishte shumë i tmerrshëm. Ditën e parë fjeta në karrige dhe majë tavoline. Sepse kur m’u lodh kurrizi jam shtrirë kudo që kam mundur vetëm të mos eksperimentoja atë. Ashtu siç më kishin thënë ata që kalonin nga ajo vrimë e izolimit ku unë jetoja që shpejt do të të duket si krevat perandori. Çedova”, tha ajo.
Lila tha se burgu i Rebibbia-s ka pasur akuza publike kundrejt menaxhimit për kushtet e këqija. Para disa vitesh tentuan të bëjnë rregullime pa shumë suksese. Edhe gjatë qëndrimit të saj, Lila rrëfen se dushet nuk punonin dhe uji ishte i ftohtë./tvklan.al
#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan #ElsaLila
Pjesa e dytë dhe e tretë e emisionit Opinion do të trajton një histori mjaft të veçantë. Bëhet fjalë për historinë e këngëtares së njohur Elsa Lila e cila u mbyll për 55 ditë në një nga burgjet Romës. Historinë e saj këngëtarja vendosi që të tregonte në një libër. Një libër i cili përshkruan me një realizëm të frikshëm 55 ditët e saj në burg, që në momentin e parë që hyri në burg dhe deri në ditën e 55 ku ajo u la e lirë. Me anë të fjalëve Elsa Lila përshkruan realitetin e burgut dhe jetesën brenda tij.
Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!