Prokuroria e Apelit pranë Krimeve të Rënda i kërkon Gjykatës së Lartë të miratojë arrestin me burg për ish ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.
Rekursi i akuzës është depozituar këtë të enjte në Gjykatën e Lartë ndërsa ende nuk ka një datë se kur do të shqyrtohet kjo kërkesë.
Ky rekurs i prokurorisë së Apelit vjen pas dy humbjeve që prokuroria ka patur në gjykatë për hetimet ndaj ish ministrit Tahiri.
Shkalla e parë dhe gjykata e apelit pranë krimeve kanë rrëzuar dy herë kërkesën për caktimin e arrestit me burg dhe bllokimit të pasaportave.
Një herë u miratua arresti në shtëpi që u rrëzua në apel dhe njëherë bllokimi i pasaportave i cili po ashtu u rrëzua në Apel dhe hetimet ndaj Saimir Tahirit po kryhen në gjëndje të lirë.
Ish ministri dyshohet se ka shpërdoruar detyrën dhe ka kryer korrupsion në kuadër të grupit të strukturuar kriminal të drejtuar nga Moisi Habilaj i përfshirë në trafikun e canabisit dhe armëve nga shqipëria drejt Italisë.
Vetë Tahiri i ka mohuar këto akuza duke e cilësuar hetimin si një farsë dhe sulm ndaj tij. Ndërkohë më 17 korrik përfundon dhe afati hetimor për hetimet ndaj ish ministrit ku prokuroria ose do ti drejtohet gjykatës me një akuzë ose do të kërkojë sërish zgjatje të hetimeve.
Ещё видео!