Amortizimi i rrugës Berat-Fier, prej vitesh është bërë shqetësim për drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë në këtë aks.
Si pasojë e dëmtimeve të shumta kjo rrugë është bërë pothuajse e pakalueshme. Për shkak të gropave të shumta shpesh herë ka pasur aksidente.
Pjesa më problematike në këtë aks është në afërsi të fshatit Poshnje deri në Strumë, të bashkisë Fier.
Ndonëse, zona ku kalon kjo rrugë është nga më produktivet, duke gjeneruar të ardhura nga kultivimi i perimeve nëpërmjet serave, infrastruktura lë shumë për të dëshiruar.
Shumë e vështirë se punojmë. Është shumë vështirë sidomos natën.
Drejtues automjeti
30 vjet demokraci është e njëjta gjë. Sikur një njeri të mbushi gropat të paktën. Ne i paguajmë taksat dhe asnjë. Makina po na copëtohen.
Drejtues automjeti
Çdo ditë në këtë aks qarkullojnë me qindra mjete, ndërkohë që në stinën e verës është shumë e frekuentuar, pasi kjo rrugë lidh Beratin me jugun e vendit.
Pavarsisht ankesave të drejtuesve të mjeteve, shpresat për rregullimin e këtij segmenti rrugor duken të largëta.
Ещё видео!