#oranews #spitaliamerikan3
Zhaklin Tolby, 74 vjeçe nga Franca po eksploronte Shqipërinë turistike për herë të parë, derisa një aksident në Pogradec i ndryshoi rrjedhën e pushimeve dhe e bëri të zbulojë Spitalin Amerikan 3.
“Kjo është hera e parë që vij në Shqipëri, ishim në një tur turistik përgjatë Mesdheut. Fatkeqësisht ndërsa po vizitonim Pogradecin, u pengova dhe nga rrëzimi pësova një frakturë të Femurit. Më transportuan me urgjencë në Spitalin Amerikan 3, ku iu nënshtrova ndërhyrjes kirurgjikale. Gjithçka shkoi shumë mirë, kirurgu ortoped ishte i shkëlqyer. Jam vërtetë shumë e kënaqur edhe me infermierët, shërbimin, pastërtinë si dhe me fizioterapistët që më ndihmuan të ngrihem në këmbë.
Ajo ishte një nga 4 turistët e huaj që në pak orë zgjodhën Spitalin Amerikan për të marrë trajtim mjekësor për aksidente të ndryshime në vendin tonë!
Dorotea Shtoger, 59 vjeçe, një prej tyre shpreh vlerësime më të mira për shërbimet
“Jam nga Austria, konkretisht Viena. Kjo është hera e dytë që vij në Shqipëri për turizëm. Dëshironim të vizitonim jugun por gjatë rrugës pësuam një aksident me motor dhe më sollën nga Korça menjëherë në Tiranë. Ne vendosëm të kryenim ndërhyrjen ortopedike në Spitalin Amerikan 3. Jam shumë e kënaqur me profesionalizmin e kirurgut, i cili kujdeset për mua çdo ditë, ashtu sikurse i gjithë stafi. Këtu jam ndjerë e shumë e sigurt.”
Turistët i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale të specializuara të realizuara nga kirurgët Ortopedë-Traumatologë, Dr.Tonin Alia, Dr.Edvin Selmani dhe Dr. Ledian Fezollari
Gjendja shëndetësore e turistëve, pas ndërhyrjeve, paraqitet e mirë dhe spitali Amerikan 3 po i trajton në mënyrë që çdo eksperiencë në Shqipëri të jetë e paharrueshme për ta!
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!