Vendimin për përfshirjen ose jo të Partisë Demokratike në negociatat për Presidentin e ri do ta marrë Këshilli Kombëtar që mblidhet në orën 18:00 të pasdites.
Ish-Kryeministri Berisha i përgjigjet në këtë mënyrë Enkelejd Alibeajt, se jo vetëm nuk e njeh si kryetar grupi pas shkarkimit nga Kuvendi Kombëtar, por shkon edhe më tej duke e cilësuar ministër të Edi Ramës.
Tha se nuk tërhiqet nga kandidimi në garën për kreun e ri të Partisë Demokratike, qoftë edhe i vetëm duke u shprehur se do jetë lideri zgjedhur me referendum.
“I kam plotësuar dokumentet. Do i dorëzoj dhe do i drejtohem shqiptarëve në mënyrën më besimplotë se kandidoj si dëshmi e respektit, dashurisë, pasionit tim për të ndryshuar për mirë jetën e tyre. Do jem një lider referendar. I zgjedhur me referendum popullor. Nuk ka garë më të fuqishme se kjo. Nëse të tjerë nuk marrin përsipër të kandidojnë për arsyet e tyre, unë nuk jam Edi Rama që shpik rivalë. Unë me datë 22 Maj nëse zgjidhem, zgjidhem me një referendum të mbarë demokratëve. Nëse nuk zgjidhem i nën shtrohem verdiktit të tyre”.
Garantoi se në Partinë Demokratike do t’i jepet fund emërimeve për drejtuesit e lartë të kësaj force politike përfshi edhe atë të kryetarit të këshillit, ku mes emrave që kanë shprehur ambicien është edhe Edi Paloka, që ka drejtuar më herët ëtë forum.
Rikthimin në PD të Topallit, Imamit, Hajdarit e Murrizit i cilësoi vendime të vonuara.
Në daljen e përjavshme për mediat, Berisha kërkoi edhe dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, duke ftuar institucionet ndërkombëtare të hetojnë lidhur me vetëvarjen e 31-vjeçarit Ilvi Meta, si dhe raste të ngjashme të ndodhura në komisariatet e policive.
“Duke dënuar këtë qëndrim çnjerëzor të Edi Ramës, ministrit të tij familjar Çuçi, drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Nano, kërkoj dorëheqjen e menjëhershme të ministrit Çuçi”.
Berisha tha se do t’i propozojë Komisionit të Rithemelimit që nesër në orën 08:00 pranë të gjitha komisariateve të policive të ndizen qirinj në një protestë të heshtur paqësore me moton “Stop Vrasjeve në Komisariate”.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!