Ish-efektivi i forcave speciale RENEA, Remal Rada, u gjet fajtor nga Gjykata e Tiranës për armëmbajtje pa leje dhe përdorim pa të drejtë i uniformës dhe u dënua me 7 vite e 9 muaj burg.
Me 5 vite burg u dënua miku i tij, Elton Hithi. Ata do të përfitojnë edhe ulje të dënimit, pasi u gjykuan me procedurë të shkurtuar.
Të dy ata, në 25 Korrik të vitit të shkuar u ndaluan në rreth rrotullimin e Saukut nga efektivë të policisë rrugore dhe në mjet iu gjet një çantë me një snajper, silenciator, fishekë dhe 3 palë targa të huaja.
Radës, i cili në momentin e ndalimit ishte larguar nga forcat RENEA, në banesë iu gjetën fishekë, armë dhe veshje të policisë apo sende të tjera të përdorura më parë në funksion të detyrës. Ish-efektivi mohon të jetë përfshirë në paligjshmëri, teksa miku i tij, para hetuesve pretendoi se ata nuk e dinin çfarë kishte në çantë.
Eltin Hithi i tha hetuesve se ai kishte shkuar të merrte një porosi me kërkesë të një shtetasi që kishte njohur në Angli, por nuk e ka menduar se brenda sa kishte armë zjarri. Megjithatë, këto deklarime duket se nuk u provuan dot nga hetuesit dhe të dy u gjetën fajtor për mbajtje të armëve pa leje.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!