Një tjetër krim brenda familjes ka ndodhur në vend. Në fshatin Dragostunjë, Librazhd, Qemal Bici rreth 56 vjeç, ka vrarë me sëpatë bashkëshorten e tij Menturie Bici, rreth 53 vjeçe në banesën e tyre.
Menjëherë pas aktit të rëndë autori ka varur veten në një pemë. Mësohet se Qemali Bici ka qenë person problematik përsa i përket alkoolit dhe shpenzimit të parave. Madje ka pasur edhe kallëzim në polici nga bashkëshortja e tij, të cilën thuhet se e dhunonte shpesh.
Çifti ka 4 fëmijë: një vajze në Angli, një djalë në Greqi, djalin tjetër në Tiranë dhe një fëmijë më të vogël. Në momentin e krimit fëmijët nuk kanë qenë të pranishëm, por më pas ata kanë shkuar në banesë e kanë gjetur nenën e vrarë dhe më pas babain të varur te pema.
Një natë më parë Shkodra u trondit nga një tjetër krim në familje. Viktima ishte një grua e cila u vra nga i vëllai i saj. Diana Vuka 55 vjeç ishte kthyer nga Gjermania për të parë të vëllanë, person me probleme me alkolin. Por ai vrau të motrën me armë zjarri.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopChannel
Ещё видео!