Nënkryetari i PD: Në rregulloren e grupit në 2018 nuk ka asnjë nen përjashtimi
Një nga të përjashtuarit nga grupi i PD, Oerd Bylykbashi deklaron se vendimmarrja e Enkelejd Alibeaj nuk është e bazuar në rregulloren e grupit, pasi asaj që ai i referohet është e 2017 por në rregullore janë të miratuara ndryshimet në 2018. I ftuar në Klan Neës ai tha se kuvendi të hënën nuk duhet të shqyrtojë këtë kërkesë të Alibeaj pasi vendimin për largimin nga grupi e merr vetëm subjekti politik.
Oerd Bylykbashi: Politikisht me vlerë 0. Pavarësisht vendimit të 15 Janarit të vitit që shkoi mbi një akt të shfuqizuar, e bën atë shkarkim edhe në aspektin juridik të pastër të thjeshtë, nul.
Mirela Milori: Do t’ia çoni kuvendit këtë?
Oerd Bylykbashi: Sigurisht, por kuvendi duhet ta kishte parë vetë këtë gjë. Nëse shkarkimi është mbi bazën e një akti të paligjshëm, kuvendi nuk mund të bëhet palë në paligjshëmëri edhe nëse do.
Bylykbashi beson tek revolucioni për largimin e Ramës ndërsa tha se pavarësisht manovrave të socialistëve ata do të marrin pjesë me çdo kusht në zgjedhje.
“Ne e kemi thënë ne hyjmë në zgjedhje. Edi Rama ta harrojë që mund të lozë me simbolin e PD-së, tashmë është folur qartë, ky lloj regjimi hibrid në fakt shporret në një revolucion”.
Regjistri i demokratëve në zgjedhjet e 14 Majit, juridikisht për Bylykbashin duhet të ndodhë pasi ka një vendim gjykate që i njeh Partinë Demokratike Sali Berishës.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
#oerdbylykbashi #partiademokratike
Ещё видео!