Gjykata e Posaçme shpalli dënimin për 7 të pandehurit e akuzuar për grabitjen e 4.6 milionë eurove në aeroportin e Rinasit, në 9 prill të vitit 2019.
20 vite burgim u dha për Klement Çalën, ndërsa nga 17 vite heqje lirie u dha për të pandehurit e tjerë, Eldi Çala, Oltjan Veseli, Renaldo Sula, Saimir Çela, Elton Pikli dhe Alkond Bengasi.
Gjykimi dhe hetimi i kësaj çështjeje ka zgjatur për afro 3 vite, ndërsa prokuroria kishte kërkuar në në total 157 vite burg. Supergrabitja përfundoi me vrasjen e Admir Muratajt nga policia, gjatë largimit nga pista e aeroportit.
Gjykimi për të shumëkërkuarin Talo Çela vijon të jetë i ndarë, pasi ai është ende në arrati.
Grabitësi i vrarë Admir Murataj, është konsideruar nga Prokuroria si organizator i 3 grabitjeve të makinave të blinduara që transportonin paratë e bankave por për të janë pushuar hetimet, për shkak se ai ka ndërruar jetë.
Ndiqni faqen tonë zyrtare të internetit [ Ссылка ] për t’u informuar mbi lajmet kryesore nga vendi, rajoni dhe bota.
Abonohuni në kanalin tonë në YouTube: [ Ссылка ]
Na ndiqni në Instagram: [ Ссылка ]...
Facebook: [ Ссылка ]
Twitter: [ Ссылка ]
Ещё видео!