16 Janari 2017 është afati i fundit ku prokurorët e gjyqtarët mund të aplikojnë për t’u bërë anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Burime për Report Tv nga Prokuroria e Përgjithshme dhe Gjykata e Lartë bënë me dije se interesi për këto dy struktura ka qenë i ulët.
Nga gjyqësori ku përzgjidhen 6 anëtarë numri i garuesve mbetet i ulët çka automatikisht do të sillte përzgjedhjen direkte të të gjithë aplikantëve.
Ndërsa nga radhët e prokurorëve deri më tani janë 16 garues bënë me dije burimet për Report Tv.
Ndër emrat më të spikatur janë kandidimi i drejtuesit të prokurorisë së Vlorës Ramadan Troci si dhe i drejtorit të hetimit në Prokurorinë e Përgjithshme Kosta Beluri.
Ajo që bie në sy është interesi i ulët i gjyqtarëve dhe prokurorëve për të qenë pjesë e dy institucioneve të reja që u krijuan nga reforma në drejtësi.
Nga 800 gjyqtarë dhe prokurorë në të gjitha gjykatat dhe prokuroritë e vendit, vetëm 30 prej tyre kanë aplikuar për vendet në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Ещё видео!