#shba #listezeze #rmv
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të zgjerojnë listën e personave të sanksionuar nga Departamenti i Shtetit për korrupsion dhe minim të demokracisë.
Ambasadorja amerikane në Shkup, Anxhela Ageler, ka konfirmuar për mediat vendase ekzistencën e një “liste të zezë” me persona të tjerë që pritet të shpallen “non grata” nga Uashingtoni.
“Qëndroj pas asaj që thash para disa ditëve dhe vlerësoj se është e vërtetë. Megjithatë, informacionet duhet të vijnë nga Uashingtoni. Nuk mund të jap afate kohore, e as shifra se sa do të zbulohen. Ekzistojnë më shumë lista, konform të cilave hetohen personat në kontekste të ndryshme lidhur me korrupsionin. Të gjithë ata hetohen që të sanksionohen në mënyrë adekuate.”
Shkupin një ditë më parë e vizitoi edhe Koordinatori për Antikorrupsion në Departamanetin Amerikan të Shtetit, Riçard Nefju, por ambsadorja Ageler, bëri të ditur se diplomati i lartë nuk kishte ardhur për të bërë publike emrat e personave që do të jenë në “listën e zezë” amerikane.
“Ai nuk është këtu për të zbuluar emra për “listën e zezë”. Këtu është për të diskutuar proceset, sanksionet, protokollet që qeveria e SHBA-ve ka për çështje të korrupsionit”
Në Prill të vitit 2022, SHBA-ja vendosi sanksione ndaj shtatë personave si të përfshirë në vepra korruptive. Në mesin e tyre ishin edhe ish-kryeministri, Nikolla Gruevski, dhe ish-drejtori i policisë sekrete, Sasho Mijallkov.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!