SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Ish-presidenti amerikan Donald Trump nuk planifikon të krijojë një parti të re politike. Sipas tij një gjë e tillë do të ndante votat e republikanëve.
Duke folur në Konferenca e Veprimit Politik Konservator në Florida, Trump tha gjithashtu publikisht për herë të parë se mund të garojë sërish për president në vitin 2024.
Në fjalimin e tij të parë që kur humbi zgjedhjet presienciale, ai kritikoi politikën e pasardhësit Joe Biden që kaloi nga “Amerika e para, në Amerika e fundit”.
Ky fjalim vjen pak kohë pasi Trump u shpall i pafajshëm në procesin e zhvilluar në Senat për akuzën e nxitjes së kryengritjes.
“Me ndihmën tuaj ne do të marrin sërish kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, Senatin dhe do të rikthejmë një president republikan në Shtëpinë e Bardhë. Pyes veten kush do të ishte? Ish-kreu i shtetit vazhdoi të thotë të pavërteta për ligjshmërinë e procesit zgjedhor.
Një tjetër çështje më urgjente me të cilën përballet Partia Republikane është ajo e sigurimit të zgjedhjeve të drejta, të ndershme dhe të sigurta. Zgjedhjet ishin një turp, një turp. Ne duhet të kalojmë reformat gjithëpërfshirëse zgjedhore”, tha Trump.
Shfaqja e Trump-it në Konferencën e Veprimit Politik Konservator përfaqëson ndikimin e vazhdueshëm që ai ka mbi Partinë Republikane.
Klan News
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!