Numri i aksidenteve në muajin Dhjetor të vitit 2023 paraqitet me një rritje 49.5% në raport me një vit më parë. Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se në këtë muaj kanë ndodhur 157 aksidente rrugore nga 105 të ndodhura në muajin Dhjetor të vitit 2022.
Më shumë aksidente, më shumë viktima dhe të plagosur. Konkretisht në mbyllje të vitit 2023 rezultojnë të jenë 200 persona të vrarë dhe të plagosur ndërkohë që në të njëjtën periudhë të një viti më parë fatalitetet dhe plagosjet nga aksidentet ishin 49.2% më pak. Përsa i përket gjinisë së personave të aksidentuar rezulton se meshkujt kanë qenë 2 herë më të rrezikuar sesa femrat. Në vlerë nominale themi se të aksidentuarit janë 32% femra dhe 68% meshkuj. Për aksidentet rrugore dita e Shtunë ka rezultuar si “Black Saturday” pasi janë shkaktuar 21% e aksidenteve ndërsa ditën e Mërkurë është regjistruar numri më i ulët i aksidenteve. Përsa i përket fashës së orarit, 24.2% e aksidenteve kanë ndodhur gjatë orës 08:00-12:00.
Subscribe:
[ Ссылка ]
WEB:
[ Ссылка ]
Facebook:
[ Ссылка ]
Instagram:
[ Ссылка ]
Linkedin:
[ Ссылка ]
TikTok:
[ Ссылка ]
#scantv #ekonomi #lajme #trending #shqiperi #financa #tirana #ngjarje #investime #turizem #bursa #lendet #scan #tv #kronika #blacksaturday #aksidente #fundvit
Ещё видео!