Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, ndërsa mbërriti në takimin e shefave të shteteve apo qeverive të BE-së që oi mbahet në Bruksel, paralajmëroi se do t'i informojë liderët për ecurinë e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit dhe se çfarë është zhvilluar kohëve të fundit.
“Propozimi është në tavolinë. I kam ftuar dy liderët që të vijnë në Bruksel së shpejti, brenda disa javësh, në mënyrë që përfundimisht ta shtyjmë përpara këtë propozim“, ka thënë Borrell.
Duke folur për samitin e BE-së, i cili zhvillon punimet të enjten dhe të premten në Bruksel, Borrell ka thënë se do të kërkojë nga liderët e vendeve anëtare që të japin një mbështetje të fuqishme në mënyrë që të evitohet përshkallëzimi, dhe t'u kërkojnë që të punojnë seriozisht për këtë propozim, që është rruga e vetme për të zgjidhur problemet dhe normalizuar raportet mes Kosovës dhe Serbisë.
“Kemi kaluar prej një krizë në tjetrën. Tani ka ardhur koha për zbutje të tensioneve dhe për punë konstruktive“, ka thënë Borrell.
Raportet mes Kosovës dhe Serbisë do të jenë edhe temë diskutimi në samitin e të enjtes dhe një mesazh i Brukselit do të përfshihen në konkluzionet e takimit.
Në BE presin që “së shpejti“ të organizohet një takim në nivel të lartë në kuadër të dialogut ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Por, ende nuk ka një datë për një takim të tillë.
Mbështetja për propozimin evropian për “marrëveshjen bazë“ mes Kosovës dhe Serbisë që pritet të dalë nga ky samit, konsiderohet si sinjali më i fortë nga niveli më i lartë i BE-së për përkushtimin që kjo marrëveshje të arrihet.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Kurti#Vuçiç
Ещё видео!