Ka shkuar në 12 numri i personave të ndaluar në lidhje me operacionin “Piramida”, i cili është kryer në vijim të dy aksioneve të tjera antidrogë të realizuara në Korçë ku në pranga ranë fillimisht 5 persona. Mes 7 të arrestuarve të rinj mësohet se janë edhe organizatori i grupit, poseduesit dhe transportuesit e lëndës narkotike.
“Si rezultat i të cilit u bë ndalimi, në bazë të vendimeve të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasit: A. M., 23 vjeç, banues në Çiflig, Korçë (në rolin e transportuesit); M. A., 32 vjeç, banues në Pojan, Maliq (në rolin e transportuesit); M. T., 37 vjeç, banues në Moravë, Korçë (i dënuar më parë për prodhim dhe shitje narkotikësh, në rolin e organizatorit të grupit); Xh. A., 28 vjeç, banues në Korçë (në rolin e poseduesit); E. T., 39 vjeç, banues në Korçë (me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër jetës, subjekt i OFL-së për të deklaruar pasurinë, në rolin e poseduesit); N. J., 53 vjeç, banues në Moravë, Korçë (në rolin e poseduesit). Si edhe u arrestua në flagrancë shtetasi M. M., 33 vjeç, banues në Borovë, Kolonjë (në rolin e poseduesit)”, thuhet në njoftim.
Si u shkatërrua grupi kriminal?
Policia ka realizuar në Nëntor të vitit 2020 operacionin policor “Lapidari” dhe 2 muaj më vonë, më 14 Janar të këtij viti, operacionin “Pusteci”. Në lidhje me këtë të fundit u arrestuan në flagrancë dy persona dhe u sekuestruan 21.5 kilogramë kanabis sativa. Nga hetimet rezultoi se transportues të lëndës narkotike përveç dy të arrestuarve ishin edhe shtetasit A. M., dhe M. A të arrestuar së fundmi. Organizator i drogës ishte shtetasi M.T. dhe posedues të sasisë së lëndës narkotike shtetasit Xh. A. dhe E. T.
Në lidhje me operacionin “Lapidari”, u arrestuan në flagrancë shtetasit A. B. dhe A. Q. dhe u sekuestrua 2 kilogramë e 100 gr lëndë e dyshuar narkotike kanabis. Autoritetet kanë dokumentuar se lënda narkotike ishte blerë për shtetasin M. T.
Ndërkohë dy prej të arrestuarve, shtetasit N.J dhe M.M, rezultojnë si të implikuar me një tjetër operacion të kryer në Qershor të vitit të kaluar ku u gjet në një lokal një sasi kokaine dhe kanabis.
“Në cilësinë e provës materiale në ngjarjet e mësipërme u sekuestruan në total 23 kg e 600 gr sasi e dyshuar narkotike kanabis; 6 gr lëndë e dyshuar narkotike kokainë; 1 armë gjahu teke; 7 automjete; 16 celularë; sasi në lek dhe euro”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme./tvklan.al
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund ti ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!