BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama ka takuar sot Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Rama ka qenë në selinë e NATO-s në cilësinë e kreut të OSBE, ku ka theksuar edhe njëherë se përparësi në punën e tij do të jetë konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës. Sipas Ramës puna e OSBE nën kryesimin e tij është fokusuar në këtë zonë dhe do bëhen përpjekjet për shuarjen e konfliktit.
Nga ana tjetër Rama u pyet dhe për muxhahedinët në Shqipëri, ka tha se vendi ka pranuar njerëz që kanë qenë të kërcënuar nga një regjim. Ai shtoi më tej se do të vijojnë dëbimet në rast se thyen rregullat diplomatike siç janë bërë më parë.
“Shqipëria ka pranuar që tu jap jetë mijëra njerëzve që kanë qenë të kërcënuar nga regjimi i Teheranit. Ne po ashtu kemi pritur dhe mijëra hebrenjë. E kemi bërë këtë gjë si mison humanitar dhe është një deklaratë kundër regjimit dhe nuk ndryshojmë qëndrimin tonë, pasi janë të kërcënuar nga ky regjim. Ne kemi dëbuar nga vendi jonë që kanë qenë jashtë misionit diplomatik, pasi nuk jemi vetëm por jemi më të gjithë partnerët tanë”, u shpreh Rama.
Lexoni të plotë lajmin në linkun: [ Ссылка ]
Për të ndjekur kanalin tonë në YouTube bëni subscribe në: [ Ссылка ]
Like Dosja.al në Facebook: [ Ссылка ]
Follow Dosja.al në Instagram: [ Ссылка ]
Follow Dosja.al në Twitter: [ Ссылка ]
Ещё видео!