Në emisonin “Historia ime”, në TV Klan ishte e ftuar një mësuese, e cila e konsideron pasion dhe mision, mësimdhënien dhe edukimin dhe e dashuron profesionin e saj.
Liljana Luani është një mësuese, e cila ndryshe nga shumë kolegë të saj e ushtron profesionin edhe në kohën e lirë, duke kontribuar për një grup fëmijësh, të cilët janë të prekur nga fenomeni i gjakmarrjes dhe të detyruar prej ngujimit nuk mund të shkojnë në shkollë si moshatarët e tjerë.
Sakrifica, kilometrat e largëta që përshkon për të shkuar tek këta fëmijë dhe koha që sakrifikon nga familja e saj, nuk llogariten aspak për të.
Prej 40 vitesh, ajo ushtron këtë profesion dhe prej 15 vitesh punon me fëmijët me problematikë gjakmarrjen dhe njëkohësisht me familjet e tyre duke ndihmuar me problemet që ata kanë, duke i çuar zërin e tyre deri tek organet kompetente, që janë përgjegjëse për zgjidhjen e këtij problemi.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!