Kryeministri Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta shtrënguan duart sot në Kosovë, ku ndodhen në kuadër të festimeve për 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës, në të njëjtën ceremoni ku i pranishëm ishte edhe ish-presidenti amerikan Bill Clinton.
Në një foto të publikuar nga ceremonia duket kryeministri Edi Rama krah zv. sekretarit amerikan të shtetit Mathew Palmer teksa i ka kthyer shpinën kreut të shtetit Ilir Meta.
Ky është takimi i parë mes tyre, pas përballjes në distancë për anulimin e datës së zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.Ndërkohë burime për gazetaren e Report tv Esiona Konomi bëjnë me dije se pasdite kryeministri Edi Rama do të jetë sot në Lushnje dhe Divjake ku do të zhvillojë takime elektorale për zgjedhjet lokale. Ndërsa presidenti Ilir Meta nis sot konsultimet me partitë politike për caktimin e një date tjetër për zgjedhjet lokale.
Kryeministri Edi Rama ishte ditën e djeshme në Bruksel ku zhvilloi takime me zyrtarë të lartë prej ku mori edhe mbështetjen për hapjen e negociatave për Shqipërinë.
Ещё видео!