Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur që të shkarkojë nga detyra Gjyqtarin e Gjykatës Administrative të Apelit, Artur Malaj. Trupa gjykuese e KPA vlerësoi se Malaj kishte kryer deklarim të pasaktë të pasurisë. Gjyqtari ishte kandidat për Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë.
Problemet e shumta me pasurinë fundosin kandidatin për Inspektoriat të Lartë të Drejtësisë Artur Malaj. Trupa gjykuese e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit vendosi shkarkimin e gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Apelit.
Gjyqtari Malaj nuk ishte i pranishëm në seancën për shpalljen e vendimit, edhe pse ka zhvilluar një betejë të gjatë në KPA. Trupa gjykuese e kryesuar nga Rezarta Schuetz thotë se subjekti i rivlerësimit kishte kryer deklarim të pasaktë dhe të pamjaftueshëm të pasurisë.
Gjyqtari ishte konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 3 Gusht 2018, por Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i kishte rekomanduar Komisionerëve Publikë të ankimonin vendimin e Malaj pasi kishte problem me pasurinë.
Komisioneri publik Dariel Sina kishte bërë ankimin pasi sipas tij në vitit 2007-2008, 2009 -2011, Malaj rezultonte me bilance negative të të ardhurave në raport me shpenzimet vjetore, të deklaruara. Ndërkohë ai nuk kishte burime të ligjshme për të krijuar pasurin dhe së nuk kishte deklaruar disa prona që ishin në pronësi të tij dhe të personave të lidhur me të.
Gjithashtu për një apartament në Tiranë, trupa gjykuese e KPA vlerësoi se subjekti nuk kishte pasur mundësi financiare për të shlyer këstin e parë të kredisë prej 15 mijë eurosh./ABC News Albania
Ещё видео!