Sot do të mbahet seanca konstitutive e Kuvendit të Kosovës në ora 15:00, ndërsa dy partitë Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës pritet të jenë në Kuvend pa marrëveshje për bashkëqeverisje.
Në mungesë të marrëveshjes ndërmjet dy partive të cilat kanë dalë të parat në zgjedhjet e 6 tetorit, në seancë pritet të bëhet vetë betimi i deputetëve.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka konfirmuar se partia e tij dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk kanë arritur marrëveshje për koalicion qeverisës.
Lideri i LVV-së, Albin Kurti nuk i ka shpallur të përfunduara negociatat për qeverinë e re, por ka bërë të ditur se në seancën konstitutive të Kuvendit të Kosovës do të shkojnë pa dakordim për marrëveshjen qeverisëse. Ai ka shtuar se çështjen e presidentit duhet lënë për më vonë.
“Oferta ime e parmbrëmshme e datës 23 dhjetor 2019 u refuzua. Ajo kishte tri pika dhe afatin deri në mesnatën e mbrëmshme. Dihet se LVV si parti e parë i takon kryetari i Kuvendit dhe nënkryetari i parë, LDK i takon nënkryetari i dytë. Le të bëjmë rokadën midis kryeparlamentarit dhe nënkryetarit të dytë dhe kësisoj LDK e ka kryeparlamentarin dhe LVV i ka dy nënkryetarët e Kuvendit”, tha ai.
Kurti ka propozuar që çështja e postit të presidentit të mbetet për më vonë, por nëse partneri i koalicionit të mundshëm qeverisës LDK insiston për marrjen e këtij posti, atëherë sipas tij Lëvizjes Vetëvendosje duhet t’i shtohet edhe një ministri – ajo e Punëve të Brendshme.
“Nominimi i LDK-së për kandidatin për president bëhet pasi të mos kemi gjetur një personalitet konsensual jashtë partiak, kurse të përcaktohet LDK-ja për emrin e tij ose të saj, do të kërkohet edhe pëlqimi i LVV-së.
Ai ka përmendur edh epikën e tretë, e cila ka të bëjë me kërkesën e LDK-së që MKRS të ndahet, me ç’rast kultura dhe rinia i kalojnë MASHT-it, ndërsa Sporti i kalon Ministrisë së Shëndetësisë.
“Pakicat jo serbe e marrin Ministrinë e Zhvillimit Rajonal ose të Pushtetit Lokal, kurse pakicat serbe Ministrinë për Komunitete”, tha ai.
Kurti ka përmendur se gjatë bisedimeve të deritanishme ka bërë katër kompromise derisa LDK-ja asnjë.
“Programi im qeverisë është 50 për qind nga ai i LDK-së, zëvendëskryeministri i parë do të jetë nga radhët e LDK-së, pesë ministri në qeveri do të jenë të LDK-së, e cila edhe zgjodhi si të përzgjidhen ato, pasi që insistonte që medoemos të zgjidhte e para”, ka thënë Kurti.
Ai ka folur edhe rreth ofertës së fundit të LVV-së për LDK-në, për të cilën tha se ishte koncesioni i pestë i LDK-së.
“Përtej kësaj ndryshe nuk mundemi, nuk duam dhe s’kemi ku shkojmë. Duam ta ndajmë përgjegjësinë qeverisëse me drejtësi e bujari duke lëshuar pe edhe pse fitues”, tha Kurti.
“Pritja i kushton shtetit, por detyrohemi të presim pasi nuk dëshirojmë zgjedhje të reja”, ka thënë ai.
Për mos ujdi me Vetëvendosjen për bashkëqeverisje është shprehur edhe lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se për LDK-në, negociatat me LVV-në nuk kanë përfunduar dhe se janë të gatshëm për vazhdim të tyre.
Mustafa ka theksuar se negociatat nuk kanë qenë të lehta dhe partneri në tavolinë, Lëvizja Vetëvendosje, në disa raste, i ka shpërfillur rregullat për të cilat kishim rënë dakord.
“Të tillë e kam parë VV-në edhe sonte me video-mesazhin e Kryetarit të Vetëvendosjes, z.Albin Kurti. Për LDK-në dhe për mua, negociatat nuk kanë dështuar.
Ka dështuar strategjia e Vetëvendosjes për ta siguruar para publikut epitetin e palës parimore dhe gjeneroze në negociata dhe për t’ia hedhur fajin LDK-së”, ka shkruar Mustafa.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Kuvendi#Kosova#TopChannel
Ещё видео!