TIRANË - Komisioni i Monitorimit të Reformës në Drejtësi pranë Kuvendit të Shqipërisë ka shqyrtuar sot çështjen “Sheshi” dhe ka arritur në përfundimin se anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë qëndron në detyrë në kundërshtim me ligjin. “Në vlerësim të Komisionit të Pavarur, nisur nga Vendimi i Autoriteti për Informim, vlerësohet si në kushte të pazgjedhshmërisë në ushtrimin e funksionit dhe kandidatët për KLP, qenia anëtarë, bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit”.
Në përfundim, Komisioni i Pavarur i Monitorimit rekomandon, që Këshilli i Lartë i Prokurorisë të mblidhet menjëherë dhe të marrë një vendim për këtë çështje, të cilën edhe ky komision e quan me ndjeshmëri të lartë publike. Po ashtu, Komisioni i ka kërkuar Komisionit të Ligjeve të thërrasë në dëgjesë anëtarët e autoritetit të hapjes së dosjeve, për të dhënë shpjegime pse janë vonuar verifikimet e prokurorit Bujar Sheshi, si dhe të raportojë nëse ka raste tjera të ngjashme gjatë ngritjes së organeve të reja të drejtësisë, kur Autoriteti i Hapjes së Dosjeve ka vonuar përgjigjet tej afateve.
Komisioni i Monitorimit të Reformës në Drejtësi pranë Kuvendit të Shqipërisë i kërkon njëkohësisht edhe Prokurorisë së Përgjithshme të tregojë se çfarë masash ka marrë pasi është vënë në dijeni nga Autoriteti i Dosjeve se Bujar Sheshi rezultonte bashkëpunëtor i sigurimit me pseudonimin “Venus”. Kur një anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë gjendet në kushtet e pazgjidhshmërisë, siç mund të jetë ky rast, shkarkimi i tij bëhet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Nëse Bujar Sheshi shkarkohet, atëherë zëvendësimi i tij duhet të bëhet nga radha e prokurorëve të apelit dhe Arta Marku duhet të hapë sërish aplikimet dhe të thirret Konferenca Kombëtare e Prokurorëve për të votuar anëtarin e ri.
Ещё видео!