Në Elbasan kreu i opozitës Lulzim Basha u takua me qytetarë e biznese të këtij qyteti. Shqetësimit të biznesit të vogël për mungesë mbështetjeje në kohën e pandemisë, Basha iu kundërpërgjigj duke thënë se pas ardhjes në pushtet, qeveria e tij ka një plan që i vjen në ndihmë sipërmarrjes.
Pas biznesit, axhendën e fushatës elektorale e vijoi me gratë kandidate për deputete që do të garojnë në këtë qark. Ekipi që ka përzgjedhur për të qeverisur shqiptarët tha se ka në përbërje përfaqësuese me integritet.
Kreu i opozitës u takua edhe me të rinj të qytetit të Elbasanit, me të cilët ndau programin ekonomik të Partisë demokratike, që synon hapjen e vendeve të reja të punës si dhe ndihmë të veçantë për të rinjtë që ndjekin studimet e larta.
Tv Klan
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!