Rreth 60 persona, të cilët janë punonjës të një Call Centeri në Tiranë me urdhër të Prokurorisë së Posacme kundër korrupsuionit dhe krimit të organizuar, janë shoqëruar mbrëmjen e së enjtes në komisariat dhe po merren në pyetje. Kompania ku këta persona ishin të punësuar bëhet me dije se është në emër të një shtetasi nga Izraeli, ndërsa ky i fundit është nën hetim nga policia. Burime për Top News bëjnë me dije se hetimi ka dy vite që ka nisur dhe është në organin e akuzës. Ky operacion policor po vëzhgohet nga ana e strukturave të policisë, ndërsa ende nuk dihet sesa persona do të mbahen në komisariat dhe sa do të lirohen. Po i njëjti burim bën me dije se policia ka kërkuar informacione në vende të ndryshme të Bashkimit Europin, kyresisht në qendër të informacioneve kanë qenë Spanja, Franca dhe Gjermania. Ky hetim nisi pas një kërkese të bërë nga një shtatase gjermane, ku kjo e fundit prentendonte se ishte mashtruar nga një call center në Shqipëri. Sipas saj një kompani i mori asaj 9 mijë euro duke e mashtrur se do t’ia kthente paratë. Policia shprehet se sapo operacioni te këtë përfunduar, do te këtë një njoftim zyrar nga ana e prokurorisë bërë tu njohur me detaje të tjera.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#CallCenter#Mashtrimi#TopChannel
Ещё видео!