Bashkia e Tiranës organizoi sot "Maratonën e Tiranës 2016", ku morën pjesë pjesë rreth 1 200 vrapues. Maratona nisi në orën 09:10 nga Muzeu Historik Kombëtar dhe do të vijoi përgjatë disa prej rrugëve kryesore të qytetit të Tiranës.
Për herë të parë organizohet në vendin tonë një eveniment i përmasave të këtij lloji. Kategoria më e gjatë e kësaj maratone ishte ajo Half Marathon prej 21 km për meshkuj dhe femra. Për meshkuj fitues u shpall Ilir Këllezi, ndërsa për femra, nënkampionia e Europës në atletikë, Luiza Gega, ndërsa vendin e tretë e zuri kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila.
Në garën e 10 kilometrave për meshkuj fitues u shpall, Bledar Mesi, i cili vinte si përfaqësues i Forcave të Armatosura, ndërsa për femra në këtë kategori u shpall fituese Deborah Keçi.
Në kategorinë për meshkuj garoi edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj si dhe shumë personalitete të tjera të politikës dhe jo vetëm. Në fjalën e tij në mbyllje të kësaj maratone kryebashkiaku e konsideroi këtë maratonë si një moment historik për Tiranës, e cila sipas tij, sot me qytetarinë dhe sportivitetin tregoi se di të jetë edhe europiane.
“Kjo ishte më e vështirë se fushata. Fushata fitohet më kollaj se një maratonë. Nuk e di i sati kam dalë, i 500 apo i 600, por gjithmonë duhet të marrësh pjesë. Sot qyteti është realisht europian. Të gjithë të huajt që morën pjesë thane se një gjë të tillë nuk e kemi parë në asnjë vend të Ballkanit dhe të Rajonit.
Ещё видео!