Të paktën 4 plumba u qëlluan në drejtim të një makine të parkuar mbrëmjen e kësaj të enjteje në Shkodër. Të shtënat ndodhën rreth orës 20:10, në lagjen “Partizani”, për shkaqe momentalisht të panjohura.
Si pasojë e plumbave mbeti e dëmtuar makina që ishte dhe shënjestër e sulmit, ashtu sikurse edhe një automjet që ndodhej ngjitur me të.
Nga të shtënat nuk pati persona të lënduar. Ndërsa policia, në një njoftim për mediat tha se autorë të ngjarjes janë dy persona që lëviznin me motor. Autoritetet aktualisht po punojnë për kapjen e tyre.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!