LEZHE-Rreth 60 familje në Gryk Zeze të Lezhës nuk furnizohen me ujë të pijshëm prej afro 10 ditësh.
Ujësjellësi i ri nuk parashikon lidhjen e tyre në rrjet, ndërsa linja e vjetër e ujësjellësit ju është ndërprerë.
Në mungesë të zgjidhjes së problemit, banorët kanë dalë në protestë para Bashkisë.
Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime Lezhë thotë se këto familje nuk kanë kontrata, por banorwt pretendojnë se gjithnjë kanë kërkuar të legalizohen.
Në këto kushte i janë drejtuar protestës duke kërkuar të mundësohet uji i pijshëm, ndërsa janë të gatshëm për ta përshkallëzuar këtë protestë.
"Ne kërkojmë ujë në mbi 64 shtëpi", thotë një banor.
"Do bllokojmë rrugë, do shkojmë tek ujësjellësi dhe nuk do lejojmë njeri të hyjë atje nëse nuk na vjen uji. Kam dy fëmijë dhe nuk ikin në shkollë pa ujë, pa u larë pa u ndërruar, çfarë është ky shtet kështu", shprehet një tjetër banor.
"Ajo zonë nuk ka zgjidhje tjetër, sepse edhe po të ketë lekë është një zonë që edhe po të shkojë 200 metra shpimi nuk nxjerr ujë, ne nuk kemi rrugë tjetër përveç se të na vijë linja e qytetit", thotë një nga banorët.
Ещё видео!