[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Aksioni i policisë së Kosovës kundër të dyshuarve për ekstremizëm fetar do të vijojë. Burime zyrtare në Prishtinë bëjnë të ditur se edhe të paktën 20 persona pritet të arrestohen ditët në vazhdim si të dyshuar për terrorizëm.Ndërsa lista e atyre që janë nën vëzhgim është edhe më e gjatë. Të paktën 55 njerëz të tjerë mendohet se janë pjesë e grupeve të dyshimta, si militante.Në mesin e tyre janë drejtues të Lëvizjes Islamike Bashkohu, si së paku katër imamë xhamish, që dyshohen për veprat penale të nxitjes së urrejtjes, rekrutim për të luftuar me organizata terroriste dhe veprime tjera.Këta imamë me ndikim në Kosovë që janë nga Prishtina, Gjilani, dhe Mitrovica dyshohen se kanë lidhje direkte me organizatat terroriste ISIS dhe Al Nusra.“Policia e Kosovës i ka nën vëzhgim të dyshuarit. Ata pritet të arrestohen gjatë këtyre ditëve. Urdhërndalimet nga Gjykata Themelore e Prishtinës tashmë janë lëshuar”, tregojnë zyrtarët, por pa përmendur emra.Sakaq, 40 të arrestuarit mëngjesin e së hënës po mbahen në paraburgim.Ndaj tyre pritet të jepet së shpejti masa e sigurisë. Seanca e deklarimit të tyre nisi të martën, në një kinema në Prishtinë, të përshtatur si gjykatë. Ata janë vetëdeklaruar të pafajshëm, ndersa vetëm pesë prej tyre kanë pranuar se kanë qenë në Siri.
Ещё видео!