ELBASAN-Pushimi në një lokal, ka rezultuar një vendim i gabuar për një taksist në qytetin e Elbasanit, pasi ai është grabitur dhe marrë peng prej disa orësh nga pronari dhe shoku i tij.
Bëhet e ditur se Thanas Bejko 33 vjeç dhe Ertis Skilja 42 vjeç, pronar i lokalit dhe shoku i tij, kanë parë që taksisti Andi Vyshka, kushëri me gjyqtaren Zamira Vyshka, ka pasur një shumë prej 2000 eurosh me vete, ia kanë grabitur dhe e kanë mbajtur për disa orë që të mos tregonte. Këto para sipas dëshmisë së Vyshkës, i kishte se do të paguante shkollën e vajzës.Uniformat blu kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të pronarit, Thanas Bejko, i cili ishte në "arrest shtëpie" për vjedhje skrapi dhe shokut të tij. Gjithashtu në pranga kanë rënë dy kamerierët, E. I., 20 vjeç dhe E.Gj., 20 vjeç, të dy banues në fshatin Katund i Ri, Elbasan, pasi kanë dhënë dëshmi të rremë.
Ещё видео!