Pas vlerësimit që bëri në mbledhjen e qeverisë, nga Edi Rama në adresë të Lulzim Bashës, ka mbërritur dhe një apel për të bashkuar forcat e rrahur idetë, në mënyrë që mesazhi që u jepet shqiptarëve në këto ditë dhimbje të jetë ai i qetësisë dhe durimit.
“U bëj apel forcave opozitare të ulemi pa humbur kohë në tryezë për të dëgjuar idetë dhe propozimet e tyre konkreteNë këto rrethana të jashtëzakonshme duhet mbiprodhim energjish pozitive për fatkeqët që kanë humbur gjithçka e mbarë popullin që meriton përkujdesje psikologjike. @lulzimbasha_ është koha e bashkimit konkret sepse vetëpërmbajtja në fjalor, sado e mirëseardhur është krejt e pamjaftueshme! Të ulemi për shqiptarët dhe t’u japim mesazhin e qetësisë, durimit, sigurisë se askush nuk do të jetë vetëm në këtë luftë për mbijetesë. Unë jam gati”.
Në një mesazh të postuar në Twitter, Kryeministri thotë se kjo është koha për t’u ftilluar.
“Për çdo gjë ka një kohë nën këtë qiell. Kjo është koha me u ftillu”.
Mesazhet e para të një pajtimi politik u dhanë nga Lulzim Basha në një mesazh që ai u drejtoi qytetarëve, i cili u postua edhe nga Kryeministri Rama në rrjetet sociale.
Tërmeti uli tensionet edhe mes kreut të qeverisë dhe Presidentit, të cilët u panë të shtrëngojnë duart në ceremoninë e 107-vjetorit të Pavarësisë në Vlorë.
Ещё видео!