Ish-kryeministri Sali Berisha është bërballur sot në “Zonë e Lirë” me pedagogët Ervis Iljazaj, Arjan Çuri, Fitim Zekthi, Besart Kadia dhe Klementin Mile.
Gjatë emisionit Çuri pyeti Berishën nëse do të ketë një rikthim të tij për të sjellë sërish Partinë Demokratike në pushtet. I bindur ish-lideri i PD tha se rikthimi i tij është i pamundur.
Çuri: Edhe pse shumica e popullit është e majtë vetëm ju arritët ta kthenit 2 herë në pushtet PD, një herë e tretë a do të ishte e mundur me Berishën në këtë rol që është? Po i kërkoj të marë rolin madhor të protestave që do të rikthehin PD në pushtet
Berisha: Unë mund të them se kjo është e pamundur. Cilado që merr përsipër të shohë në brendësi të Berishës mund të konstatojë se sekreti i jetëgjatësisë së tij ka qenë mbajtja e një grushti parimesh me çdo çmim.
Berisha po ashtu gjatë fjalës së tij quajti firmat piramidale fatkeqësi e tij. Ai tha se për shkak të piramidave pranoi çdo lloj çmimi, madje theksoi se për shka të tyre kaloi edhe në opozitë.
“Po mar si shembull piramidat ishin një fatkeqsi e madhe e Sali Berishës. Sali Berisha kishte mundësi ti kthente ato para një për një, por ajo dilte jashtë moralit të tij. Sepse ato do tia merja atij që skishte futur lekë tek piramida dhe tia jepja dikujt tjetër. Dhe pranova çdo lloj çmimi, dola në opozitë dhe gjithçka mund të pësoja. Kundështari im Fatos Nano i tha qytetarëve që do ti kthej çdo qindarkë. Por Sali Berisha tha: Një borxh që është marrë nuk njihet kurrë.
Qëndrimi për një kohë të gjatë në pushtet nuk është gjë e mirë, duhet të vijnë edhe të tjetët. Nuk kam qenë asnjëherë i pasionuar pas qëndrimeve të gjata. Qëndrimi dhe betimi im ka qenë: Nëse humb zgjedhjet qartas unë do të them mirupafshim”, tha Berisha.
Ещё видео!