Policia e Tiranës ka sekuestruar një pasuri me vlerë 3.7 milionë euro në pronësi të dy vëllezërve nga Tirana me rekorde kriminale në Belgjikë.
Bëhet fjalë për Edmond dhe Shkëlzen Hoxha, ndaj të cilëve prokuroria vendosi sekuestron e 4 apartamenteve në Tiranë, 2 në Sarandë, 1 ambient biznesi trekatësh në Laprakë,1 njësi tregtare, 1 palestër, 7 garazhe dhe dy aktivitete biznesi po në Tiranë, 4 automjete dhe llogari bankare në vlera të ndryshme.
Të dy vëllezërit janë arrestuar në vitin 2009 së bashku me 4 persona të tjerë nga Policia Gjyqësore Federale në Gent të akuzuar si pjesëtarë të një grupi kriminal, për veprat penale “Trafikimi i grave për prostitucion” dhe “Substancat narkotike".
Sipas policisë, 43 vjeçari Shkëlzen Hoxha akuzohet për një vrasje të ndodhur vite më parë në Belgjikë.
Ndërsa vëllai i tij Edmond Hoxha ka qenë nën hetim po nga prokuroria belge për veprat penale “Trafikim i qenieve njerëzore me qëllim shfrytëzimi për prostitucion” dhe “Pjesëmarrje në organizatë kriminale. Nga viti 2002 deri në vitin 2009, 42 vjeçari ka vuajtur dënimin në burgun e Belgjikës.
Në sajë të dhënave të marra nga pala belge, prokuroria nisi hetimet për dy vëllezërit Hoxha në vitin 2019 për pastrim parash.
Nga ana tjetër po vijojnë hetimet për të zbuluar dhe identifikuar prona të tjera që rrjedhin nga aktiviteti kriminal i tyre e që mund t'i kenë në emër të familjarëve apo bashkëpunëtorëve./abcnews.al
Per informacionet me te fundit klikoni:
Web: [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
Subscribe kanalin tone ne: youtube:[ Ссылка ]
#abcnews #abcnewsalbania
Ещё видео!