3 protestues u shoqëruan nga Policia e Tiranës gjatë tubimit të opozitës në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.
2 prej do të ndiqen penalisht në gjendje të lirë për hedhjen e tymueseve dhe lëndëve plasëse ndaj godinës së qeverisë.
Ndërsa një 21-vjeçar nga Durrësi u shoqërua pasi kishte dalë në tubim i veshur me një uniformë që nuk përdoret më nga policia dhe u ka paraqitur efektivëve një dokument policie që dyshohet të jetë i falsifikuar. Edhe ai do të procedohet në gjendje të lirë.
Në komisariatet ku u shoqëruan protestuesit shkuan deputetë të Partisë Demokratike që i konsideruan ndalimet përpjekje të qeverisë për frikësim.
“Sot protestuesit kanë dhënë një shembull të jashtëzakonshëm. Edi Rama nuk mund të përdorë represionin policor, apo drejtësinë e kontrolluar prej tij që tremb shqiptarët”.
Bylykbashi thotë se asgjë e paligjshme nuk ka ndodhur në protestë dhe se askush nuk mund të ndalojë qytetarët të kërkojnë të drejtën e tyre.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!