Për shkak të krizës energjetike, qytetarët e Kosovës do të përballen me reduktime të energjisë elektrike duke fillua nga e hëna.
Kompania për Shpërndarjen e Energjisë Elektrike njofton se reduktimet do të nisin nga ora 08:00 dhe konsumatorët do të kenë gjashtë orë energji elektrike dhe dy orë reduktime.
Vendi do të furnizohet vetëm nga prodhimi vendas. Qeveria thotë se vendimi për reduktime është marrë sepse Kosova se nuk ka mundësi financiare për blerjen e energjisë nga jashtë, pasi çmimet në tregjet ndërkombëtare janë rritur shumë.
Muajin e kaluar, Kryeministri Albin Kurti kishte paralajmëruar një dimër “shumë të pasigurt” për shkak të krizës energjetike që ka prekur Evropën.
Por reduktimi i energjisë ka ngjallur reagime të ashpra nga opozita e Kosovës. Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se me këtë paaftësi qeverisë, nuk përjashtohet situata ku çerdhet dhe shkollat të mbyllen për shkak të mungesës së ngrohjes. LDK paralajmëron se një dimër mesjetar po vjen në vend.
Sipas opozitës, çmimet e produkteve thelbësore janë rritur për 14,2% dhe se këtë dimër familjet në Kosovë do të duhet të zgjedhin mes bukë të shtrenjtë apo druve për ngrohje.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Kosove#Energjia#TopChannel
Ещё видео!