Subscribe në Ora News këtu [ Ссылка ]
Arrihet Marreveshja!
Pas 3 orë e 20 minuta kryeministri Edi Rama dhe kryetari i PD-se Lulzim Basha kanë dalë bashkë nga kryesia e Kuvendit ku kishin zhvilluar një takim kokë më kokë duke deklaruar se kishin arritur marrëveshjen. Ajo çka dihet është se kjo marrëveshje bazohet mbi paketën McAllister+ dhe se gjate orëve të së enjtes (18 maj 2019) do të detajohet.
Takimi nisi rreth orës 22:00 pas përfundimit të tryezës së krerëve të partive parlamentare në Kryesinë e Kuvendit, në përpjekjen për t’i dhënë fund krizës politike.
Basha: Kemi një marrëveshje bazuar në paketën McAllister+ të propozuar nga SHBA, marrëveshja do të detajohet në 24 orët e ardhshme dhe vetëm pas detajimit do të kemi një komunikim publik të gjithë detajeve të marrëveshjes.
Rama: Për sa më përket mua, më lejoni të jem 100% dakord me kryetarin e opozitës.
Rama e Basha i dhanë dorën njëri tjetrit tek dera e kryesisë dhe më pas kreu i opozitës iu drejtua çadrës ku përcolli këtë mesazh: Dua të ndajme ju se lajmin e mirë se u arrit marrëveshja e cila do i hapë rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme. Orët në vazhdim dot ë bëhet detajimi i marrëveshjes me qëllim konfirmimin e çdo detaji.
Sipas marrëveshjes së bërë sot realitet nesër nisim përgatitjet për ti dhënë vendit zgjedhje të lira e të ndershme”
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Ещё видео!