KPK ka shkarkuar këtë të mërkurë nga detyra prokurorin Dritan Gina. Këtij të funduit iu konstatuan probleme ne 2 kritere, atë të pasurisë dhe pastërtisë së figurës. Para së të niste seanca, ndodhi një situatë e pakëndshmë Gina refuzoi të kontrollohej nga forcat e sigurisë si dhe ka tentuar të futet me forcë në seancë. Ama Garda nuk e ka lejuar ish-prokurorin të futet për shkak se nuk kishte me vete kartë identiteti, gjë e cila është pjesë e rregullores. Edhe pse ai nuk është lejuar në seancë, vendimi i shkarkimit është dhënë në mungesë së tij.
Dritan Gina përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2003 dhe u emërua si prokuror në Prokurorinë e Lushnjes. Më pas, ai e ushtroi funksionin si prokuror në Prokurorinë e Durrësit, drejtues i komanduar i Prokurorisë së Elbasanit dhe prokuror në Tiranë.
Në maj 2018, Dritan Gina dhe bashkëshortja e tij, Rovena Gashi u pezulluan nga detyra nga ish- kryeprokurorja Arta Marku, pasi Prokuroria e Durrësit nisi një procedim për fshehje të pasurisë. Ndërsa procedimi penal u mbyll pa rezultate, bashkëshortja e prokurorit, Rovena Gashi u shkarkua nga vetingu për “deklarim të pamjaftueshëm” të pasurisë.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#KPK#TopChannel
Ещё видео!