Nga selia blu përplasja mes përfaqësuesve të Partisë Demokratike është zhvendosur në tryezën e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.
Shkak në të parën mbledhje për zgjedhjet e pjesëshme vendore të 6 Marsit u bë zëvëndësimi i përfaqësuesit ligjor Ivi Kaso nga Lulzim Basha me Indrit Sefën, që mban postin e sekretarit për çështjet ligjore në PD.
“Me gjithë keqardhjen që kam për këtë situatë do duhet të pranoj që jemi në një marrëdhënie institucionale mes KQZ dhe PD si parti politike ku ai që është përfaqësues ligjor i saj e demonstruar kjo deri më sot nga akte zyrtare ka konsideruar cilët do jenë përfaqësuesit e saj në KQZ, kështu që më duhet t’u them që për juve kjo ishte fjala e fundit në lidhje me këtë çështje”.
Ivi Kaso, i rreshtuar tashmë në krah të ish-Kryeministrit Berisha kundërshtoi përfaqësinë e re të PD-së në KQZ, me argumentin se prej 11 Dhjetorit Lulzim Basha është shkarkuar nga anëtarësia.
“Prej datës 11 Dhjetor 2021 jo vetëm nënshkruesi i letrës drejtuar KQZ nuk është më kryetar i PD, por me vendim të 4935 delegatëve të Kuvendit Kombëtar sigla dhe vula e PD kanë ndryshuar në raport me ato që janë depozituar në KQZ në procesin e 25 Prillit.”
Por pavarësisht deklaratës së bërë nga Kaso, KQZ-ja i mbylli derën përfaqësuesit ligjor të Komisionit të Rithemelimit në Partinë Demokratike duke vijuar punën me përfaqësuesit ligjorë të Bashës, ku në një tjetër mbledhje atë të Komisionit rregullator u vendos që fushata elektorale për zgjedhjet në 6 bashki të nisë me 19 Shkurt.
Tv Klan
#pd #kqz #perfaqesuesitekqz #ivikaso
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!