Ashtu sikundër mori përsipër rolin e kryenegociatores për arritjen e marrëveshjes për Reformën Elektorale, kryediplomatja Amerikane Yuri kim ka vijuar përpjekjet për të bindur kësaj radhe opozitën parlamentare që të votojë në kuvend ndryshimet në ligjin e ri zgjedhor.
Në emër të 29 deputetëve të grupeve parlamentare opozitare, Myslim Murrizi, Edmond Stojku dhe Nimet Musai u takuan me Ambasadoren Amerikane në rezidencën e saj. Por biseda duket se nuk i ka bindur dhe deklaruan votën kundër marrëveshjes së të premtes.
“Në emër të tre grupeve parlamentare të opozitës shprehëm qartë dhe prerë votën kundër pazarit të pistë të atyre që kanë marrë peng zgjedhjet prej 25 vitesh dhe kanë dhunuar kutitë e votimit me militantë partiakë. U thamë nuk votojmë asnjë lloj pazari te dosjes 184. Kërkojmë lista të hapura, administratë zgjedhore jo politike dhe votë emigrantësh “
Për votën e emigrantëve, bashkëkryetari i reformës elektorale, Damian Gjiknuri ka siguruar se është dakordësuar që t’i kalojë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, për tu aplikuar në zgjedhjet e ardhshme.
“Në vend që të hartonim dispozita të detajuara në ligj që më pas do të ishin të pazbatueshme dhe do të dështonin, me këshillën e ekspertëve ne zgjodhëm ti japim detyrën Komisionit Qendror të Zgjedhjeve si organi i posaçëm teknik që me Akt Normativ dhe rregulla të posaçme të mundësojë aplikimin e votës në distancë e cila do të shpërndahet sipas qarqeve përkatëse në llogaritjen përfundimtare të rezultatit zgjedhor në Shqipëri.
Ky është një detyrim i ri ligjor për KQZ që nuk e ka pasur më parë.
Miratimi i kodit elektoral kërkon 84 vota në parlament dhe socialistët, krahas 78 kartonëve të tyre duket se kanë edhe votat e 10 deputetëve nga radhët e opozitës, të cilët kanë refuzuar të firmosin këtë kërkesë që i drejtohen Ambasadores amerikane dhe atij të BE-se në 4 Qershor pËr ndryshimin e Sistemit Zgjedhor.
Ещё видео!