Zgjidh Shtëpinë tënde në Rezidencën Kodra e Diellit.
• Vila dhe vileta, me oborr, tarracë, pishinë
• Duplekse, me hyrje individuale
• Apartamente, nga 1+1 deri në 4+1
Rezidenca Kodra e Diellit është kompleksi i banimit më i veçantë në Tiranë, afër zonave kryesore të kryeqytetit - 10 minuta nga zona e Bllokut, 3 minuta nga Unaza e Tiranës, 4 kilometra rrugë nga Sheshi Skënderbej.
Rezidenca Kodra e Diellit është investimi më i mirë për të ardhmen e fëmijëve, ku ata rriten me respekt për natyrën, artin dhe njerëzit, në ajër të pastër, gjelbërim dhe siguri absolute, për zhvillim të shëndetshëm dhe cilësi më të mirë jete.
Pista vrapimi, fusha sporti dhe hapsira rekreative, shëtitore, parqe dhe kënde lodrash të shumtë u japin mundësi të rriturve dhe fëmijëve që të praktikojnë aktivitet fizik rregullisht, duke ndikuar kështu drejtpërdrejt në shëndetin më të mirë të tyre.
Ndërthurja arkitektonike magjepsëse mes natyrës, artit dhe arkitekturës krijon galerinë e artit më të madhe në natyrë, ku trupëzohen mbi 500 vepra arti - piktura në ambientet e brendshme, skulptura në hapësirat e jashtme, mozaikë shumë-ngjyrësh të punuar në fasada dhe përbërës dekorativo-funksional të infrastrukturës.
Qindra pemë frutore, mijëra lule dhe bimë dekorative, basenet ujore dhe shpendët e shumtë që popullojnë rezidencën krijojnë mjedisin më të mirë për jetesë në harmoni me natyrën.
Rezidenca Kodra e Diellit afron me banorët me shërbime të shumta falë faciliteteve të larmishme brenda kompleksit të banimit - parqe dhe kënde lodrash për fëmijë, çerdhe, kopsht e shkollë europiane, farmaci, supermarkete, lavanderi, shërbime bankare, qendra shëndetësore të pecializuara si okulist, pediatër, shërbime estetike për meshkuj e femra, dyqane dhe agjensi të ndryshme, qendër spa dhe masazhi, palestër, pishina verore dhe dimërore, crossfit, bare, restorante - shërbime të cilat përmirësohen vazhdimisht me synim afrimin të larmisë së produkteve dhe shërbimeve cilësore pranë banorëve të Rezidencës Kodra e Diellit.
Aksesi në Rezidencën Kodra e Diellit është i lehtë, edhe me anë të transportit publik urban, nga Rruga e Zallit dhe nga Rruga Kodra e Diellit. Për vizitorët është projektuar hapësirë e veçantë për parkim të automjeteve. Operatorët e biznesit dhe banorët e Rezidencës Kodra e Diellit gëzojnë hapësira të dedikuar dhe vendparkime të projektuara në funksion të tyre.
Rezidenca Kodra e Diellit spikat për cilësinë e lartë të ndërtimit, duke përdorur materiale cilësore të çertifikuara dhe standarde europiane, falë gjeologjisë së qëndrueshme dhe strukturave ndërtuar sipas Eurokodeve të Bashkimit Europian. Të gjitha proçeset kontrollohen me përgjegjësi të lartë në disa nivele, deri në çertifikimin përfundimtar.
Projekti Rezidencial Kodra e Diellit respekton natyrën, artin dhe njerëzit.
Kontakto Menaxherët e Shitjeve:
+355 688045028
+355 689071525
+355 682094734
E-mail: sales@agikons.com
www.kodraediellit.com
Ещё видео!